Aksidentohet makina e policisë në qendër të Shkodrës

Nga Ergys Kavaja
8 Prill 2024, 10:39 | Kronikë

Një prej makinave të flotës së policisë Bashkiake të Shkodrës është përfshirë në një aksident rrugor.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit dhe fatmirësisht si pasojë ka vetëm dëme materiale.

"Rreth orës 10:00, në lagjen “Vasil Shanto”, automjeti i Policisë Bashkiake, me drejtues shtetasin I.B. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D.M. Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar dëme të vogla materiale."

Sipas të dhënave në vendin e ngjarjes, makina elektrike e Policisë Bashkiake ka dalë nga rruga duke kaluar edhe bordurën e rrugës si pasojë e një komandimi automatik që ka ndodhur në sistem, duke u përplasur me një mjet tjetër.

Policia Rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos