Aksident në një subjekt mineral në Martanesh, humb jetën administratori

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2025, 11:06 | Kronikë

Aksident në një subjekt mineral në Martanesh, humb jetën

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur paraditen e sotme në një subjekt minerar në zonën e Theknës në Martanesh. Policia njofton se për pasojë ka humbur jetën administratori 62-vjeçar në këtë subjekt. Ndërkohë janë shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar.

Bulqizë / Informacion paraprak

Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos