Me lot në faqe për 30 vite... Nëna heroinë, pranoi fatin dhe u përball me sfidën

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
4 Nëntor 2025, 15:37 | Sociale

Heroizmat zakonisht përcaktohen nga momente të caktuara kulmore që lënë shenjë në jetën e dikujt apo një grupi personash. Por nënë Shega nga Rëmenji i Pogradecit, ka mbi 3 dekada që bën rolin e një heroine për çdo ditë, shkruan A2 CNN.

Fati e deshi që djali i saj që në moshë 1-vjeçare për shkak të një temperature të lartë të pësonte probleme të shëndetit mendor të pariparueshme. Dhe që nga ajo periudhë e deri më tani, kur djali është 31 vjeç, nënë Shega ja ka kushtuar jetën atij. E vetme pasi edhe bashkëshorti i ka ndërruar jetë vite më parë, pa ju ankuar askujt, ajo ka pranuar sprovën që ja ka dhënë zoti.

Natyrisht një përkrahje financiare pak më dinjitoze do ia bënte më të lehtë jetën nënë Shegës dhe djalit të saj. Por sidoqoftë ajo që e mundon më shumë 61-vjeçaren është frika për të ardhmen. Në një botë që shpesh harron të solidarizohet apo minimalisht të falënderojë, Nënë Shega është një dëshmi e gjallë e dashurisë së pakushtëzuar të nënës, një grua që i jep kuptim fjalës “sakrificë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos