Një i plagosur në aksin rrugor Bilisht-Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Neviçisht, ku një i moshuar është gjetur në gjendje të rëndë në aksin nacional.
I moshuari është dërguar në spitalin e Korçës dhe ndodhet në reaminacion, në kujdesin e shërbimit mjekësor.
Në vendngjarje nga ana e oficerëve të policisë rrugore janë gjetur shenja gjaku dhe prodhime bujqësore që i moshuari i ka patur në biçikletë.
Nga ana tjetër, oficerët e sektorit rrugor po kontrollojne të gjithë kamerat e sigurisë së aksit, veçanërisht ato në afërsi të vendngjarjes, për të parë në rast se i moshuari është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta apo është goditur nga ndonjë mjet që po lëvizte në ato momente në aksin nacional, mjet i cili policia ka dyshime se mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.
(A2 Televizion)