Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar së fundmi 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete në pronësi të shtetasit Arjan Laçi.
Sipas të dhënave nga prokuroria, këto pasur në pronësi të Laçit dyshohet se janë krijuar si pasojë e përfshirjes së tij në trafikun e lëndëve narkotike.
Në kuadër të hetimeve rezultoi se ky shtetas, ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe ka krijuar pasuri të cilat nuk justifikohen me ardhura të ligjshme.
Pasuritë e sekuestruar janë të gjitha në zonën e plazhit, ku përveç 33 apartamenteve, objektet e tjera janë dyqane dhe garazhe. (A2 Televizion)