Aksioni i FNSH dhe RENEA shtrihet edhe në Vlorë, të kërkuarit nuk gjenden në banesa, ende asnjë i arrestuar

Nga Jerola Ziaj
17 Maj 2024, 09:46 | Kronikë

Aksioni i FNSH dhe RENEA shtrihet edhe në Vlorë, të

SPAK ka lëshuar 50 urdhër-arreste dhe po zhvillohen aksione në qytete të ndryshme të vendit për kapjen e personave në kërkim. Sa i takon qytetit të Vlorës, kontrollet kanë nisur që prej orës 04:00 të mëngjesit dhe janë kontrolluar banesa për persona që janë në kërkim ose me precedentë.

Deri më tani, mësohet se janë kontrolluar dy banesa, por nuk janë gjetur personat për të cilin kishin masën e sigurisë. Deri më tani, nuk ka persona të arrestuar. Mësohet se edhe në Vlorë ka pasur urdhër-arreste për ekzekutim, por nuk janë konkretizuar.

Policia e Vlorës dhe FNSH, përgjatë mbrëmjes, kanë kryer kontrolle në territor, teksa pjesë e kontrolleve ishin edhe dy banesa të ndodhura përgjatë rrugës Transballkanike. Në brendësi të banesave, nga kontrollet nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Nuk dihet ende se kujt i përkasin këto urdhër-arreste, sepse informacioni për momentin po mbahet i fshehtë. Dyshohet se në Vlorë aksioni mund të jetë edhe dekonspiruar ku personat, të cilët kanë qenë pjesë e hetimeve, arrestimeve, mund të jenë lajmëruar edhe më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos