“Më tradhtonte, nuk jam pishman që e vrava”, dëshmia e shqiptarit që ekzekutoi gruan në Greqi

Nga A2 CNN
17 Maj 2024, 07:44 | Kronikë

“Më tradhtonte, nuk jam pishman që e vrava”, dëshmia

Janë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e 50-vjeçarit Eduard Danaj, i cili një ditë më parë, vrau me thikë në mes të rrugës bashkëshorten e tij, Enkelejda Danaj.

Mësohet se në momentet e para pas arrestimit, Danaj nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për vrasjen e bashkëshortes, e cila sipas tij e tradhtonte.

“E vrava gruan time dhe nuk pendohem. Ajo po hante paratë e mia. Kishte lidhje jashtëmartesore me burra të ndryshëm për vite me radhë dhe nuk mund të duroja”, mësohet të ketë thënë autori.

Eduard Danaj u arrestua disa orë pas krimit, në gjendje të dehur, në ambientet e një pallati në ndërtim e sipër, ku ai punonte.

Sipas asaj që ka dalë në dritë, vrasësi 50-vjeçar, pasi ka vrarë gruan e tij, ka shkuar në një hotel dhe ka paguar për të qëndruar natën dhe ka nisur të endet nëpër qytet.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos