Akuzohet për ‘shkelje të barazisë në tendera’, SPAK jep pretencën për ish-drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato

Nga A2 CNN
21 Janar 2025, 10:48 | Kronikë

Akuzohet për ‘shkelje të barazisë në tendera’,

SPAK lexoi ditën e sotme pretencën në çështjen penale ndaj Sonila Qatos, ish-drejtoreshë e ARRSH-së.

Prokuroria e Posaçmë kërkoi fajësinë e Qatos për veprën penale të "shkeljes së barazisë në tendera" dhe dënimin e saj me 1 vit burg dhe 5 vjet heqje të së drejtës për ushtrim funksionesh publike.

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Sonila Qato, dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të këtij institucioni akuzohen në lidhje me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Për Simon Prendin Spak kërkoi 2 vjet burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik. Për të pandehurën Elona Gogo u kërkua 1 vit burg dhe për 5 vite heqje e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike. Një dënim me 9 muaj burg u kërkua për Erdit Salillarin dhe 1 vit heqje lirie për Admir Pahumi dhe po ashtu pamundësi ushtrim funksionesh publike për 5 dhe 3 vjet.

Gjykatës iu kërkua fajësi për Nikollaq Mihalin dhë dënim me 8 muaj burg, për Miranda Shkurti, 16 muaj shërbim prove dhe Arbër Trokën  dhe 3 vite jashtë funksioneve publike. Për Arbër Trokën 2 vjet burg. Të tre rrezikojnë edhe dënimin plotësues të heqjes së drejtës së fubkaioneve publike për një periudhë 3 vjeccare.  Për Almir Hoxhajn Spak kërkoi 2 vite burg dhe për Arjana Hasanin spak ka kërkuar 4 vite shërbim prove dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike. Të pandehurit e këtij gjykimi akuzohen për "shkele të barazisë në tendera" dhe "falsifikim të dokumenteve".

A2 CNN ka zbardhur më herët shkeljet e pretenduara nga SPAK, të bëra nga Qato:

Urdhrat për ngritjen e grupeve të punës për verifikimin e kriterit punë të ngjashme, nuk janë ngritur siç e parashikon ligji, pasi për shqyrtimin e ankesave duhet të ngrihet Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave.

Urdhrat për ngritjen e grupeve të punës për verifikimin e kriterit punë të ngjashme, janë ngritur pa asnjë bazë ligjore dhe në kundërshtim me ligjin, pasi edhe informacioni i kryetares së KVO, Elona Gogo, është i pabazuar në ligj.

KVO kishte shpallur fituesin dhe procedura e tenderimit ishte ankimuar në KPP. Lidhur me këta urdhra nuk është bërë informacion në KPP. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos