Berisha akuza SPAK: U bë mburojë e Taulant Ballës, porositi vrasjen e avokatit Ravik Gurra

Nga A2 CNN
19 Tetor 2026, 10:43 | Politikë

Berisha akuza SPAK: U bë mburojë e Taulant Ballës, porositi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar SPAK-un se po mbron Taulant Ballën, se ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

Sipas kreut të selisë së blu, një gjykatëse dhe një prokuror nuk kanë vepruar përballë këtyre materialeve, por kanë asgjësuar regjistrimin që, sipas tij, përbënte provë. Kreu i PD-së ngriti pretendime për lidhjet e Ballës me Edmond Begon, të cilin e cilësoi si anëtar të bandës së Aldo Bares, si dhe për kontakte me një grup kriminal në Elbasan. Berisha zbardhi biseda që, sipas tij, janë pjesë e dosjes hetimore dhe që lidhen me marrëveshje për përfitime dhe mbështetje elektorale, si dhe me vendosjen e personave të caktuar në listat e kandidatëve për deputetë.

Në një deklaratë për mediat pas paraqitjes në SPAK, Berisha pretendoi se drejtues të mazhorancës mblidhen në “Vilën e Kuqe” për të vendosur masa represive ndaj studentëve dhe gjimnazistëve që protestojnë.

Pjesë nga deklarata e Berishës

Taulant Balla akuzohet se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës.

Numri i tij i telefonit që përfundonte me 399 dhe me emrin Taulant, me zë në regjistrime rezulton se porosit vrasjen e avokatit.

Një gjykatëse Vyshka dhe një prokuror horr si ai, ndonëse kishin përpara numrin e Taulant Ballës, emrin e Taulant Ballës, në vend që t’i vinin hekurat, dogjën me procesverbal regjistrimin që faktonte se ky ishte porositësi i vrasjes së avokatit Ravik Gurra.

Taulant Bego Yaris, e faktuar me TIMS, ka shoqëruar 57 herë në udhëtime anëtarin kryesor të bandës së Aldo Bares, Edmond Bego, i dënuar rëndë në vende të tjera për trafiqe madhore droge.

Taulant Balla është i regjistruar si negociator me kartelin e drogës të Elbasanit.

Tani do sjell transkriptet që janë në dosje të regjistruara dhe këta armiq të egër të pluralizmit politik e mbrojnë, në vend që ta thërrasin dhe t’i japin atë që meriton.

“Me datën 10.2.2020, në vitin elektoral Target informon PIN-in AMSP80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, kriminelit Tao, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin. Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Dëgjojeni miq kush e udhëheq grupin e Partisë së Krimit. Të jesh socialist sot, bën krim.

Tao iu përgjigj kësaj: A garantoni që të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listat e deputetëve ata që do burgu? Princesha e burgut, Sara Mila. Po kjo në fakt nuk është për zgjedhjet e 11 majit, por shikoni se si ai vendos në listë ata që do burgu.

Përgjigja ishte: Po, ne e garantojmë këtë.

Më pas Tao tha: Ata do të shkojnë në burg këtë vit”.

Dhe Tao arrestoi bandën rivale të Çelës në mënyrë që të merrte votat.

Ja pra kush vendos, dhe këta faqezi në vend që t’i ngrenë padinë, bëhen mburojë e një krimineli në nivele kaq të larta.

A ka turp më të madh se kjo?

A doni të tjera për Taon?

Tjetër.

Eriona Daupaj është ish-BKH që u mor me ndërmjetësimin midis bandës Çelaj, Ttaulant Ballës dhe bandës së Skapit.

Po, dëgjoni këtu.

“Daupaj: Filanin do ta çoj në sekuestro se do t’i bëj nder Ballës”.

E dini çfarë është çështja? Erdhën 5 milionë euro, u nisën nga një vend perëndimor dhe u njoftuan se do vinin në Portin e Durrësit. Policia i priti, do vinin me Toyota Yaris, erdhën, u gjetën 5 milionë, 2 milionë i përlanë ata që i numëruan dhe i nxorën 3.2 milionë. Gjetën një gjerman mafioz, i cili u arrestua më vonë, i cili tha se paratë janë të miat. Paratë i transportonte gjermani me mikrobus.

Natyrisht policia, pasi mori 2 milionë euro, sekuestroi makinat.

Tani Tao urdhërohet që makinat t’ia kthejë kartelit Çela.

Dhe dëgjoni këtu tani.

“Ritvan Çela: Këto ditë po më pyet dhe do jetë prapë Balla apo do jesh ti?”

Është avokati që merrte para edhe ky.

“Vladi i thotë: OK se flas unë dhe të tregoj mënyrën se si do ta mbyll”.

Pra, do flas me Ballën, thotë ai që transportoi paratë për tek Çelajt.

“Ritvan Çela: Nga Tao, Tao, thotë se i ka në rregull letrat”.

Tao e ka rregulluar për t’i marrë makinat.

Ai Zarka u lirua, ai prokurori i Vlorës, sepse më fajtor ishte Tao se Zarka.

“Eriona Daupaj: Kishte të drejtë bundra. Nuk duhej toleruar që në fillim, ai ku do të shkojë ai, do t’ia djegin letrat me benzinë”.

“Ritvan Çela: Ajo luan me Taon”.

Shikoni se çfarë lidhjesh mban krimineli Tao, kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Krimit, që këta e mbrojnë.

Po si mund të pranohet kjo?

I kanë në dosje të gjitha këto që po lexoj.

Famozja Daupaj, kjo është në kërkim gjoja nga këta dhe është bërë si punonjëse ambasade në Vjenë se kunatin e ka ambasador dhe motrën ambasatriçe.

“Daupaj: E ke gabim, kësaj radhe do t’ia marr. Nuk do të armiqësohem me policinë, i dola borxhit Taos. Ta ktheva, mos ma sill më, dakord i tha Taos, do të paguaj unë”.

Dëgjoni pra dëgjoni, heroi i protestës, gjirokastriti Metaj u dënua me arrest shtëpie se përballoi si luan 7 narkobanditë, kurse Tao udhëheq grupin e partisë së krimit dhe këta e mbrojnë.

“I dola borxhit Taos, ta ktheva, mos ma sillë më.

Dakord, i tha Taos, do ta pengoj unë.

Ata sollën prapë, i doli borxhit, këtë herë prej teje”.

Prit se ka të tjera se Tao është i pafund.

Tao është një kriminel i gjallë me dy këmbë që udhëton rrugëve të Tiranës.

Përveç Edi Ramës, nuk ka kriminelë më të poshtër se ai, ta dini se këtë, se po rekruton banditë dhe po i vesh për të shtypur studentët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos