Lorik Cana në mbështetje të protestës të studentëve: E gjithë vëmendja tek ata deri në gjetjen e zgjidhjes

Nga A2 CNN
19 Tetor 2026, 11:00 | Aktualitet

Lorik Cana në mbështetje të protestës të

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, ka mbështetur protestën e studentëve. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Cana i bën thirrje autoriteteve që të dëgjojnë zërin të rinjve.

“Kur studentët ngrihen në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të përqendrohen plotësisht tek ata deri në gjetjen e një zgjidhjeje apo marrëveshjeje të qëndrueshme”, shkruan Cana.

“Studentët përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe investimi te kushtet e tyre është investim direkt në mbarëvajtjen e shoqërisë”.

Prej një jave tashmë, të rinjtë protestojnë në rrugët e Tiranës, me episode të shumta të dhunshme të regjistruara çdo ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos