Altin Dumani në Holandë, merr pjesë në konferencën e rëndësishme! Zbardhet fokusi i takimit

Nga A2 CNN
27 Mars 2025, 15:40 | Kronikë

Altin Dumani në Holandë, merr pjesë në konferencën e

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka marrë pjesë në një konferencë të mbajtur në Holandë, ku marrin pjesë prokuroritë kryesore nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore, së bashku me aktorë të tjerë.

Lajmin e bëri të ditur vetë Ambasada e Holandës në Shqipëri, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku shkruan se në fokus të kësaj konference janë trafiku i drogës dhe pastrimi i paligjshëm i parave.

Po ashtu në njoftim thuhet se konferenca synon të forcojë dhe koordinojë përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar serioz dhe të ndajë perspektivat e përbashkëta.

Ndërkohë Ambasada ka publikuar edhe një fotografi të Altin Dumanit krah John Lucas, Kryeprokurorit të Zyrës së Prokurorit Kombëtar të Mbretërisë së Holandës.

Postimi i Ambasadës së Holandës në Shqipëri:

????Trafiku i organizuar i drogës dhe pastrimi i paligjshëm i parave nuk ndalen në kufij, dhe as qasja e Holandës për të luftuar këto çështje.

????Nga data 25 deri më 28 mars, Holanda po pret një konferencë të rëndësishme ku marrin pjesë prokuroritë kryesore nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore, së bashku me aktorë të tjerë. Aktiviteti u hap nga Ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë i Holandës, z. David van Ëeel.

????Konferenca synon të forcojë dhe koordinojë përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar serioz dhe të ndajë perspektivat e përbashkëta.

????????????????????Prokuroria holandeze është krenare që ka mirëpritur në këtë aktivitet të veçantë në emër të Shqipërisë, Z. Altin Dumani, Drejtues i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar - SPAK.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Shërbimi i Prokurorisë Publike

**************

Në të majtë në foto është Z. John Lucas, Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit Kombëtar të Mbretërisë së Holandës. Në të djathtë është zoti Altin Dumani, kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos