Amnistia penale, "mbi 10 mijë vetë", Lamallari zbulon përfituesit

Nga A2 CNN
30 Janar 2026, 19:20 | Kronikë

Më shumë se 10 mijë persona mendohet të jenë përfituesit nga amnistia penale, që po përgatitet nga Ministria e Drejtësisë.

Shifra e përfituesve mes personave të dënuar, të paraburgosur, apo nën hetim, por jo nga Gjykatat apo Prokuroria e Posaçme, si edhe nga Shërbimi i Provës u pohua para gazetarëve nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Për informacionet e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, kundrejt ryshfetit, vizitat mjekësore të të dënuarve shfrytëzohen për takime speciale, shkruan A2 CNN.

Për depenalizimin e “shpifjes”, Lamallari tha se nuk ishte direktivë e BE, por se nuk cenon rrugëtimin e vendit drejt këtij organizmi.

Duke evidentuar mbipopullimin në burgje, Lamallari e cilësoi si të papranueshëm faktin që 58 përqind e të izoluarve janë të paraburgosur. Sipas tij, Kodi i Ri penal, në proces hartimi, do të ndryshojë mendësinë e një sistemi që vetëm ndëshkon me burg, drejt vëmendjes së dënimeve alternative. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos