
Një aksident është regjistruar pranë hyrjes të tunelit të Llogarasë, në aksin Orikum-Himarë.
Sipas informacioneve paraprake për A2 CNN, një automjet që po udhëtonte në drejtim të Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës. Si pasojë e goditjes së fortë, mbrojtëset kanë depërtuar mes për mes mjetit, duke shkaktuar dëme të shumta, ndërsa nuk dihet gjendja e personave në automjet.
A2 CNN raporton se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, zjarrfikësja dhe autoambulanca, ndërsa po punohet për nxjerrjen e personave nga automjeti dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)