
Apeli i Posaçëm ka refuzuar lirimin nga paraburgimi të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Apeli la të pandryshuar vendimin e 24 tetorit të Shkallës së Parë, duke konfirmuar mbajtjen në qeli të ish-ministrit, për llogari të akuzave ndaj tij për inceneratorin e Fierit, raporton A2 CNN.
Ish-ministri i Mjedisit, i fajësuar dhe dënuar me burg në tre gjykime për aferën e inceneratorëve, kërkoi konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar.
Koka qëndron në qeli prej dhjetorit 2021, shkruan A2CNN.
(A2 Televizion)
