Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për Florenc Çapjan, i ekstraduar pak kohë më parë nga Dubai, shkruan A2 CNN.
Ndaj Çapjas rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e "sigurimit të kushteve për vrasje" në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, në dosjen "Plumbi i Artë".
Përmes avokatit, Çapja ka pretenduar se nuk ka përdorur Sky ECC dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm mbi bazën e një deklarimi të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt. Në të njëjtën kohë, Florenc Çapja është dënuar me burgim të përjetshëm si një nga porositësit e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan. (A2 Televizion)