Aksident i shumëfishtë në Fier, 2 të plagosur

Nga Çaku Tafa
29 Maj 2025, 18:51 | Kronikë

Aksident i shumëfishtë në Fier, 2 të plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier.

Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dy shtetas janë lënduar, shkruan A2.

Ata janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të shumëfishtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos