Arrest me burg ka vendosur gjykata Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier për tre të akuzuarit e vrasjes së Anesti Ramës disa ditë më parë në Frashër të Fierit.
Tre të dyshuarit Emalinda Rama, 26 vjeçe, nëna e saj Valbona Rama 53 vjeçe dhe Çlirim Dogani, 55 vjeçari banues në Arapaj dolën sot para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtare Klodiana Keyeziu dhe prokurore Lorena Sallillari, shkruan A2 CNN.
Të tre akuzohen për vrasjen makabre të 56-vjeçarit nëpërmjet mbytjes me tel, goditjes me sende të forta dhe dëmtimeve në pjesët intime.
Ngjarja e rëndë shokoi mbarë opinionin publik, edhe për vetë dritëhijet me të cilat u shoqërua kjo ngjarje tronditëse për shkak të dëshmive kontradiktore. (A2 Televizion)