Gjendet një trup i pajetë pranë urës së Drinit të Zi në Kukës

Nga A2 CNN
28 Korrik 2025, 19:22 | Kronikë

Gjendet një trup i pajetë pranë urës së Drinit të

Një trup i pajetë është konstatuar ditën e sotme në Kukës, pranë ‘Urës së Drinit të Zi’.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi i pajetë, i cili nuk është identifikuar ende, është i gjinisë mashkullore, shkruan A2 CNN.

Policia bën të ditur gjithashtu se nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për identifikimin e viktimës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Kukës / Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftim se pranë “Urës së Drinit të Zi” është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos