Klienti i shkoi kursantit në berberhane dhe e qëlloi me thikë, zbardhen detajet e plagosjes në Vlorë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2025, 19:57 | Kronikë

Klienti i shkoi kursantit në berberhane dhe e qëlloi me thikë,

Një 25-vjeçar, shtetasi Marget Shakaj, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se i riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë zemrës.

Po ashtu mësohet se aktualisht ai gjendet në sallë, ku po i nënshtrohet kontrolleve përkatëse. Mjekët kanë bërë të ditur se ai ka mbërritur në gjendje koshiente në spital, shkruan A2 CNN.

Efektivët e policisë kanë vendosur shiritin dhe po ushtrojnë kontroll në një biznes në Vlorë tek zona e njohur si Aleksandria, pjesë e lagjes Pavarësia të qytetit.

Po ashtu, sipas burimeve të policisë së Vlorës bëhet me dije se ka patur një konflikt në një berberhane në Vlorë, pas konfliktit me fjalë mes një klienti dhe kursantit në këtë berberhane.

Pas fjalëve, klienti ka qënë ai që ka goditur me thikë kursantin në orarin e tij të punës dhe është larguar. Konflikti mund të ketë qënë i mbartur edhe nga ditë më parë, por këtë herë autori ka ardhur i pajisur me thikë për të kryer plagosjen.

Ndërkohë Policia ka identifikuar autorin, shtetasin Shkëmbor Skënderaj dhe po vijon punën për arrestimin e tij, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos