Arrestimi i Metës, policia nis kontrollet në vilën e ish-Presidentit në Lalëz

Nga A2 CNN
21 Tetor 2024, 14:48 | Kronikë

Arrestimi i Metës, policia nis kontrollet në vilën e

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbatuan mesditën e sotme urdhrin e SPAK duke vënë në pranga ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga në vendin e njohur si Kthesa e Kamzës në kryeqytet dhe në pamjet e siguruara nga A2 CNN, shihet teksa nxirret me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte.

E teksa kanë kaluar pak më shumë se një orë nga momenti i arrestimit të Metës, A2 CNN mëson se policia është duke kryer kontrolle në vilën e ish-Presidentit që ndodhet në zonën bregdetare të Lalëzit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos