Arrestohet 30-vjeçari i armatosur në Kukës

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 09:15 | Kronikë


Policia e Kukësit në kuadër të operacionit të koduar “Akulli”, ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat i këtij operacioni, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi P. V., 30 vjeç, banues në Kukës, i cili qarkullonte i armatosur me automjet në qytet.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3 të qytetit, në automjetin tip “Volkswagen Touareg” me të cilin po lëvizte 30-vjeçari, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, si dhe municion luftarak për të.

Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos