Policia e Shtetit ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, ka rezultuar se shpërndante kokainë në qytetin e Burrelit, shkruan A2 CNN. Në pranga ra shtetasi E.Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, Mat.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)