Arrestohet mashtruesi serial në Korçë, vodhi edhe një restorant

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2025, 09:26 | Kronikë

Arrestohet mashtruesi serial në Korçë, vodhi edhe një

Policia e Korçës ka arrestuar një mashtrues serial, i cili po ashtu akuzohet për grabitjen e një restoranti.

48-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim u ndalua në një banesë të braktisur në lagjen nr. 4, të Korçës.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mashtrimi”, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit J. M., 48 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datën 21.10.2025, disa shtetas kishin bërë kallëzim, sipas të cilëve 48-vjeçari, me të cilët kishte njohje familjare e shoqërore, i kishte mashtruar me pretendime të ndryshme, duke u marrë shuma të ndryshme parash”, njofton policia.

Më tej sqarohet se tre ditë më parë ky shtetas, në lagjen nr. 7 të Korçës, ka hyrë në ambientet e një restoranti dhe ka vjedhur nga kasa një shumë lekësh prej 70.000 lekësh, e më pas është larguar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos