"Alban Trimi u hoq nga Policia sepse...", ish-prokurori: Ishte pjesë e grupit që kqyri vendin e ngjarjes në 21 janar

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 22:20 | Kronikë

Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, tregoi për një oficer policie që ishte në këqyrjen e vendngjarjes në 21 Janar, të cilin e hoqën nga puna.

“Kqyrja e vendit të ngjarjes theksoj është bërë nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Unë e di kush është dhe e hoqën atë të shkretin. Çun i mirë, mirëpo të aftët i nxjerrin në rrugë”, tha fillimisht Karanxha, duke i përmendur edhe emrin më pas.

“Alban Trimi është shumë çun i mirë, po ia përmend emrin. Kemi mbledhur gëzhojat dhe i kemi gëzhojat. Kemi pasur prioritet të gjitha gëzhojat sepse çdo gëzhojë ka vlerën e vet. Me kallash është gjuajtur në ajër, por me këto që kanë lidhje me ngjarjen dhe korrespondon dhe me kohën, ne i kemi ushtruar me aq sa kemi pasur mundësi”, shtoi Karanxha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos