"Policia u zhduk në 21 Janar, Basha u përgjum", Qafoku: Thoshin ka 20 të vrarë

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 23:00 | Kronikë

Gazetari Roland Qafoku, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN kujtoi se si policia u zhduk në 21 Janar dhe se si nuk gjendej asnjë nga Partia Demokratike që të fliste për mediat.

“Për mua, goditja e 20-30 djemve me hunj dhe goditja e policisë ishte krimi i parë. Unë nuk e di a janë hetuar këta, por krimi i parë është ky. Gjithçka tjetër pastaj është rrjedhojë e nxehjes së situatës. Një element shumë i rëndësishëm ishte edhe zhdukja e policisë, duke ia lënë Gardës. Garda aty pastaj kishte veprime nga më absurdet”, tha Qafoku.

“Ne thoshim atë ditë ku është ministri i Brendshëm? Ne s'gjenim njerëz që të flisnin nga PD-ja. Sa e kërkonim ne Luzim Bashën atë ditë. Dhe të shtënat në ajër pastaj plagosën dhe gazetarin. Mund të ishin vrarë shumë. Disa thonin që ka 20 të vrarë, ka 40 të plagosur me armë zjarri... Edhe pas ngjarjes, mosekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë është një skandal që nuk ka ndodhur as në 1997, as në 1991, as në 1992 që kishte rënë shteti. Unë nuk e di çfarë ndodhi dhe me policinë, edhe me strukturat e tjera. Kështu që këto elementë unë mendoj që grupi hetimor tani duhet t'i zbardhë dhe kyçi padiskutim që fillon nga ministri i Brendshëm. Sepse ne jemi marrë me Berishën, jemi marrë me Ramën, jemi marrë me të tjerët. Ore kishte një ministër të Brendshëm”, shtoi Qafoku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos