Policia zbulon kumarxhinjtë në Vlorë, në pranga dy persona

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2025, 08:28 | Kronikë

Policia zbulon kumarxhinjtë në Vlorë, në pranga dy persona

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona për shkeljet të ligjit për lojërat e fatit.

Në kuadër të operacionit “Game Over”, të zhvilluar, në lagjen “24 Maji” janë vënë në pranga A. L., 32 vjeç, dhe S. T., 42 vjeç.

Këta dy persona kishin përshtatur ambientet e një lokali për organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Në fund të operacionit u sekuestruan7 pajisje kompjuterike, një valixhe me çipsa dhe një përforcues metalik grushti.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve rezultoi se shtetasi A. L. ishte shpallur në kërkim nga policia e Beratit, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos