Gazetari Roland Qafoku tregoi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, të gjitha vrasjet në Shqipëri nga viti 1990.
“Viti 1990 - 129 të vrarë; 1991- 205; 1992 - 251; 1993 – 268; 1994 – 265; 1995 – 210; 1996 – 248; 1997 – 1542; 1998 – 573; 1996 – 246; 1999 – 496, 2000 – 275; 2001 – 208; 2002 – 179; 2003 – 144; 2004 – 119; 2005 – 131; 2006 – 87; 2007 – 103; 2008 – 88; 2009 – 82; 2010 – 118; 2011 – 124; 2012 – 125; 2013 – 107; 2014 – 98; 2015 – 54; 2016 – 71; 2017 – 52; 2018 – 51; 2019 – 58; 2020 – 52; 2021 – 61; 2022 – 43; 2023 – 35 dhe 2024 – 48”.
“Në 2025 duhet të jetë diku te 55. Shumatorja është 6652. Këta janë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, s'janë ato që janë vrarë jashtë territorit. Ka vetëm një element: me të vërtetë që numri i vrasjeve ka ardhur duke u ulur, por lloji i vrasjeve është shumë më i rëndë sesa i mëparshmi. Për shembull, ngjarja në Rinas ka një të vrarë dhe një të plagosur, por impakti është shumë herë më i madh sesa një vit me 114 vrasje. Ky ishte pranë aktit terrorist, është i krimit të organizuar. Ndërsa mund të kemi 114 të vrarë neve në një vit, po mund të jenë gjysma e tyre vrasje në familje", tha Qafoku.
(A2 Televizion)
