Arrestohet në Greqi 32-vjeçari shqiptar i kërkuar për atentat në Patra, zbulohet identiteti

Nga A2 CNN
28 Korrik 2026, 22:30 | Kronikë

Arrestohet në Greqi 32-vjeçari shqiptar i kërkuar për

Një 32-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim nga autoritetet greke për përfshirje në një atentat, është arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar nga forcat speciale në zonën e Ovryas, në Patra.

Sipas mediave greke, në pranga ka rënë Adriano Bushi, i cili u lokalizua dhe u arrestua në orët e para të mëngjesit nga efektivët e Departamentit të Hetimit të Krimeve, me mbështetjen e njësisë speciale EKAM dhe grupeve operacionale të DAOE.

Ndaj 32-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti nga Prokuroria e Shkallës së Parë në Achaia. Ai akuzohet për "vrasje me dashje në tentativë", si edhe për shkelje të legjislacionit mbi armët dhe lëndët plasëse.

Sipas hetimeve, Bushi dyshohet se është përfshirë në një atentat të ndodhur më 7 prill 2026 në zonën e Nea Souli, në Patra. Autoritetet greke pretendojnë se ai, së bashku me tre persona të tjerë, kishte organizuar një takim me dy shtetas grekë pas një konflikti të mëparshëm.

Kur dy personat mbërritën në vendin e takimit, ndaj tyre u hap zjarr. Si pasojë, njëri prej tyre mbeti i plagosur rëndë, duke pësuar plagë depërtuese dhe frakturë në këmbën e majtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos