Arrestohet në Tiranë italiani i dënuar me 6 vite burg në Savona

Nga A2 CNN
26 Tetor 2024, 10:15 | Kronikë

Arrestohet në Tiranë italiani i dënuar me 6 vite burg në

Një italian i dënuar me 6 vjet burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie, është arrestuar në Shqipëri dhe është ekstraduar në Itali.

Interpol Tirana bën të ditur se është ekstraduar shtetasi italian me iniciale R. B, i dënuar në vitin 2014, nga Gjykata e Savonas, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie.

Ndërkohë, nga Austria në Rinas është ekstraduar një shtetas shqiptar, i dënuar me mbi 3 vjet burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

“Ekstradimin nga Vjena, në Shqipëri, të shtetasit N. A., 26 vjeç, i lindur në Bulqizë, i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Elbasanit, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. 26-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos