Dy aksidente të ndryshme kanë ndodhur në harkun e një ore në autostradën Tiranë – Durrës. Sipas informacioneve të mbërritura në A2 CNN aksidentet kanë ndodhur në Sukth dhe në Maminas.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, nuk ka persona të lënduar, ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet automjetet kanë pësuar dëmtime të shumta.
(A2 Televizion)