Arrestohet Safet Bajri

Nga Armand Bajrami dhe Xhensila Kodra
21 Shkurt 2025, 12:51 | Kronikë

Gjykata e Posaçme ka miratuar një kërkesë të SPAK për një urdhërarrest për Safet Bajrin. Urdhri është ekzekutuar nga Policia e Shkodrës.

Pak ditë më parë, me urdhër të SPAK, RENEA kreu kontrolle në disa vende në Shkodër, mes të cilave edhe në banesën e Bajrit. Kontrollet u kryen për llogari të hetimeve për masakrën e Dobraçit, ku në një atentat humbën jetën Hamza Lici e Arlind Bushati, si dhe çifti i i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha.

Çështja fillimisht u hetua nga Prokuroria e Shkodrës, e cila pas disa javësh shpalli moskomeptencë me dyshimin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal dhe dosjen ia transferoi Prokurorisë së Posaçme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos