Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar Shefin e Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës, Alfred Kondi. Ndërsa Feim Oneja, shoferi i ish-drejtorit të Policisë Gjirokastër, është shpallur në kërkim.
Burime pranë AMP thonë se operacioni është në vijim e sipër dhe janë disa efektivë emrat e të cilëve janë të përfshirë në listën e atyre ndaj të cilëve është dhënë masa e sigurisë së arrestit.
Paraprakisht akuza është ajo e shpërdorimit të detyrës. Sipas informacioneve të A2 CNN, të gjithë këta persona janë nën hetim prej 6-7 muajsh.
Vijon... (A2 Televizion)