Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një motor.
Të njëjtat burime shtojnë se drejtuesi i mjetit tip motor është plagosur bashkë me bashkëshorten e tij, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në drejtim të Maliqit.
Policia në vendin e ngjarjes. (A2 Televizion)