Një aksident ka ndodhur, mëngjesin e së martës, në aksin nacional Pogradec - Qafë Thanë. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor.
Për pasojë, një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit është ndaluar. (A2 Televizion)