Bashkëshortja dhe 3 fëmijët u mbytën në lumin Buna, arrest me burg për Erdgys Arrazin

Nga A2 CNN
7 Maj 2024, 12:42 | Kronikë

Rreth një orë pasi palombarët gjetën në ujërat e lumit Buna trupin e pajetë të djalit 3-vjeçar të familjes Arrazi, është paraqitur në gjykatën e Shkodrës, i ati i tij Erdgys Arrazi, i akuzuar se ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes përmes dhunës psikologjike.

Gjykata ka caktuar për të masën e sigurisë "arrest me burg", për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes” ndaj bashkëshortes Alma Arrazi, e cila në kushte të rënduara psikologjike u vetëhodh nga lumi Buna bashkë me 3 fëmijët e mitur.

Pak pas komunikimit të masës së sigurisë për të, palombarët kanë arritur të gjejnë edhe trupin e pajetë të 39-vjeçares në rrjedhën e lumit Buna.

Në studion e “Dita jonë” gazetari i A2 CNN, Julian Kasapi tregoi dinamikën e ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën dhe opinionin publik, duke bërë me dije se Prokuroria e Shkodrës ka zbuluar mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të së ndjerës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos