Molotov dhe vezë para Bashkisë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Veliajt

Nga A2 CNN
7 Maj 2024, 12:29 | Kronikë

Është përshkallëzuar protesta e para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur sërish molotovë në derën e Bashkisë dhe kanë gjuajtur me vezë e mollë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj, pas akuzave për korrupsion të 5 drejtorëve të këtij institucioni.

Molotov dhe vezë para Bashkisë, protestuesit kërkojnë

Protesta e sotme është thirrur nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", ndërkohë që Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e saj, duke bllokuar edhe qarkullimin në bulevardin kryesor.

Mësohet se gjatë protestës një prej efektivëve të policisë ka humbur ndjenjat. Gjatë hedhjes së molotovëve policia bënte thirrje me megafon për qetësi.

Molotov dhe vezë para Bashkisë, protestuesit kërkojnë

Para nisjes së protestës policia u bëri thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në protestë për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos