Ish-kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka lënë mëngjesin e sotëm qelinë e burgut për t’u paraqitur në gjykatën e Fierit, për të marrë pjesë në seancën ku shqyrtohet kërkesa e tij për lirim me kusht.
Seanca e parë ishte planifikuar të zhvillohej më 25 korrik, por nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit.
Edhe sot, Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe u kthye përsëri në burgun e sigurisë së lartë për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtar i çështjes është Alfred Konomi. Seanca e radhës për këtë çështje do të zhvillohet më 31 korrik. (A2 Televizion)