Një 15-vjeçar është plagosur me thikë nga një 13-vjeçar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Pogradecit.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy të miturve.
“Rreth orës 20:50, në urgjencën e spitalit Pogradec, është paraqitur për ndihmë mjekësore një 15 vjeçar, banues në Pogradec, i cili gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar lehtë me mjet prerës(thikë), nga një 13 vjeçar.
15-vjeçari pasi mori ndihmë mjekësore në spital u largua në banesë. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 13-vjeçarin, i cili do shoqërohet në Komisariat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)