Bënë sherr me policët dhe u dëmtuan makinën, arrestohen 3 vëllezërit në Dibër

Nga A2 CNN
20 Prill 2025, 12:15 | Kronikë
Bënë sherr me policët dhe u dëmtuan makinën, arrestohen
Foto ilustruese

Tre shtetas kanë rënë në prangat e Policisë në Dibër, pasi kanë kundërshtuar me forcë efektivët gjatë kryerjes së dëtyrës dhe kanë dëmtuar automjetin e uniformave blu.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në pranga kanë rënë 3 vëllezër, përkatësisht shtetasit A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç,  dhe  A.M., 53 vjeç, banues në Maqellarë.

Po ashtu, sipas Policisë arrestimi i tyre u bë për veprat penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik", dhe  "Shkatërrim i pronës".

Njoftimi i Policisë:

Dibër-Kundërshtuan me dhunë shërbimet e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet të saj,  Policia e Dibrës vë në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, kanë vënë në pranga shtetasit:

A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç,  dhe  A.M., 53 vjeç, banues në Maqellarë (vëllezër me njëri-tjetrin). Arrestimi i tyre u bë për veprat penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik", dhe  "Shkatërrim i pronës".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos