"Benz-i" dhe "Volkswagen" përplasen "kokë më kokë" në aksin Fier-Patos

Nga Çaku Tafa
8 Mars 2025, 16:58 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos , pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.

Dy automjete tip “Benz” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëra- tjetrën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Ky aks dallohet për trafikun e madh të automjeteve veçanërisht gjatë ditëve të festave, ndërkohë që njihet edhe si njollë e zezë për shkak të aksidenteve të shumta, jo pak herë me pasoja fatale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos