Sherr mes dy familjeve në Valias, arrestohen baballarët dhe djemtë

Nga A2 CNN
8 Mars 2025, 16:43 | Kronikë

Sherr mes dy familjeve në Valias, arrestohen baballarët dhe

Sherri mes dy familjeve në zonën e Valiasit, ka bërë që pas hekurave të përfundojnë kryefamiljarët respektivë dhe djemtë e secilit prej tyre.

Uniformat blu sqarojnë se përplasja mes tyre ka qenë e dhunshme dhe janë përdorur sende të forta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç (babë e bir), pasi në Valias, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dyshohet me sende të forta”, informon policia.

Për të njëjtën ngjarje policia ka proceduar në gjendje të lirë dy zonja dhe një të ri.

“Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeçe, të përfshirë në konflikt”, sqaron më tej policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos