Bëri gruan për spital, zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Pogradec

Nga Artin Halili
27 Qershor 2026, 19:37 | Kronikë

Bëri gruan për spital, zbardhen detaje të reja nga ngjarja e

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e dhunës në familje, të ndodhur në lagjen 1 të qytetit të Pogradecit.

Çifti, Muhamet Shembilko, 78 vjeç, dhe Sherife Shembilko, 69 vjeçe, jetonin vetëm në banesën e tyre, ndërsa dy fëmijët i kishin në emigracion.

Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar Policinë pasi kanë dëgjuar zhurma nga banesa. Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët kanë gjetur 69-vjeçaren të mbytur në gjak, me plagë të rënda.

Nga hetimet e para dyshohet se 78-vjeçari e ka goditur bashkëshorten me një shkop në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar plagë të rënda.

E plagosura u transportua fillimisht në Spitalin e Pogradecit dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, 78-vjeçari është shoqëruar nga Policia, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos