Një shtetas rreth 40-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Mazhë e Vogël në Krujë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, teksa kryente punime në banesën e tij.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50 të mëngjesit të sotëm, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë/Informacione paraprake
Krujë/Më datë 19.02.2025, rreth orës 09:50, në fshatin Mazhë e Vogël, duke punuar në banesën e shtetasit G. D.,ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y. Xh., rreth 40 vjeç.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave për të dy rastet. (A2 Televizion)