SPAK: Kemi hetuar 629 persona në një vit

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2025, 10:36 | Kronikë

SPAK: Kemi hetuar 629 persona në një vit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar bilancin e punës për vitin 2024, duke raportuar se janë kryer hetime ndaj 629 personave.

Sipas të dhënave, 236 prej tyre, ose 37.5%, janë hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale. Ndërkohë, 246 persona, që përbëjnë 39.1% të totalit, janë hetuar në gjendje të lirë. Pjesa tjetër, 147 persona, ose 23.4%, janë hetuar nën masa të tjera sigurie, shkruan A2 CNN.

Në raportin e paraburgimit, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, numri total i të paraburgosurve për vitin 2024 është 2791 persona. Nga ky total, 270 persona, ose 9.7%, janë të hetuar nga SPAK.

Këto të dhëna tregojnë angazhimin e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë hetime ndaj një numri të konsiderueshëm individësh dhe ndjekjen penale të tyre sipas ligjit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos