Biznesmeni në kërkim, pas SPAK edhe Prokuroria e Tiranës çon në gjyq Rezart Taçin

Nga Armand Bajrami
11 Korrik 2024, 13:34 | Kronikë

Teksa është i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i pandehur në një proces penal në Gjykatën e Posaçme, biznesmenit të hidrokarbureve Rezart Taçi, i është hapur një “hesap” i ri me drejtësinë shqiptare.

Prokuroria e Tiranës njoftoi përfundimin e një hetimi të nisur ndaj tij për akuzën e “krijimit të skemave mashtruese” lidhur me TVSH-në.

Sipas dosjes së depozituar në Gjykatën e Tiranës, biznesmeni Taçi ka krijuar një skemë mashtrimi përmes TVSH-në.  Referuar hetimit të nisur në vitin 2018, përmes një shoqërie tregtare në maj-dhjetor 2013 Taçi transaksioneve fiktive mes shoqërive tregtare të krijuara prej tij, duke përfituar padrejtësisht ka prerë më shumë fatura shërbimi, se sasia e furnizuar.

Sipas prokurorisë, kjo shoqëri ka kredituar padrejtësisht TVSH-në me vlerë 10.3 milionë lekë, si edhe me transaksion fiktiv ka rënduar shpenzimet e vitit padrejtësisht në gati 52 mln lekë.

Sipas hetimit, në periudhën maj-tetor 2013, shoqëria “Taçi Oil International Trading and Supply Company’ ka shitur 1.8 mln litra naftë, por ka faturuar sikur ka shitur 6.5 milionë litra. Rezart Taçi kërkohet nga drejtësia shqiptare prej nëntorit 2021. Ai akuzohet nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që po pastronte 18.3 milionë euro të mafies italiane. Pas një viti pezullim, në shkurt 2024 çështja kaloi për gjykim në Gjykatën e Posaçme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos