BKH gaboi me kodin në Sky ECC, GJKKO liron Kreshnik Farrukun

Nga Armand Bajrami
2 Prill 2025, 16:30 | Kronikë

Gjykata e Posaçme këtë të mërkurë ka marrë vendim për të liruar nga paraburgimi Kreshnik Budllën (Farrukun).

Gjykata ka urdhëruar lirim të menjëhershëm të tij, pas konstatimit se kodi në SKY EÇ, për të cilin akuzohej se e kishte përdorur Kreshnik Farruku nuk është përdorur prej tij, por nga i vëllai, R. Farruku.

Por ndonëse Gjykata e Posaçme ka shfuqizuar masën "arrest në burg" dhe urdhëruar lirimin e tij, Farruku nuk del nga qelia. Kjo për faktin se pak ditë më parë, Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm ashpërsoi masën "arrest në shtëpi" të dhënë nga Gjykata e Durrësit ndaj tij në "arrest në burg" për qëllime ekstradimi drejt Italisë.

Pra, Kreshnik Farruku do të vijojë të qëndrojë në paraburgim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos