Bllokohen në kanionet e Nivicës 5 turistë të huaj

Nga A2 CNN
16 Prill 2025, 17:03 | Kronikë

Bllokohen në kanionet e Nivicës 5 turistë të huaj

Bllokohen në kanionet e Nivicës pesë turistë të huaj. Ngjarja ka ndodhur para 1 ore ku turistët kanë zbritur me litar në thellësitë e kanionit e kësisoj kanë humbur kontaktet.

Menjëherë forcat e PMNZSH së Tepelenës janë nisur në vendngjarje dhe po zbresin në kanion për të bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Nuk dihet sesi është gjendja fizike e tyre. Ndërkaq në ndihmë kanë shkuar dhe forca policore nga Gjirokastra të pajisur me dron. Mendohet se turistet kanë ngecur në ujvarën e Poshtures në kanionet Nivicë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos