Pezullohet drejtori i AMP, shpërdoroi detyrën, transferoi oficerë në kundërshtim me ligjin

Nga A2 CNN
16 Prill 2025, 15:18 | Kronikë

Pezullohet drejtori i AMP, shpërdoroi detyrën, transferoi oficerë

Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Pezullimi i tij është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Berati që e akuzon për shpërdorim detyre.

Sipas prokurorisë, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me ligjin.

Po kështu, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, thuhet në njoftimin zyrtar të prokurorisë e cila po vijon kryerjen e veprimeve hetimore. Florian Sulejmani u emërua në krye të AMP-së nëntorin e vitit 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos