Në Bodrishtë të Dropullit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak.
Përmes një postimi, Policia bën të ditur se armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim, shkruan A2 CNN.
Mësohet se armët ishin fshehur në një shtëpi të pabanuar të fshatit, por pas presionit të Policisë, ato i kishin hedhur në një kosh mbeturinash.
Gjithashtu, një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që posedonte armët e zjarrit dhe municionin luftarak.
Njoftimi i Policisë:
Bodrishtë, Dropull-Gjenden dhe sekuestrohen 2 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim.
Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në një banesë të pabanuar, në fshatin Bodrishtë, një shtetas ende i paidentifikuar kishte fshehur armë zjarri dhe municion luftarak.
Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në vendet e dyshimta dhe në territor të hapur.
Nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se një shtetas, që nuk është banor i fshatit Bodrishtë, i kishte fshehur armët e zjarrit në një banesë të pabanuar dhe për shkak të presionit policor, armët e zjarrit dhe municionin luftarak i kishte hedhur në terren.
Gjatë kontrollit të territorit, në bashkëpunim me punonjësit e pastrim-gjelbërimit, këta të fundit gjetën në një kosh mbeturinash, 2 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim, për të parë nëse janë përdorur ose jo në ngjarje kriminale të mëparshme.
Gjithashtu, një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që posedonte armët e zjarrit dhe municionin luftarak.
(A2 Televizion)