Lumë gjobash në Tiranë, 5300 drejtues mjetesh ndëshkohen në 72 orë, 9 në pranga

Nga A2 CNN
16 Prill 2025, 16:24 | Kronikë

Plot 5300 drejtues mjetesh janë ndëshkuar administrativisht nga policia Rrugore në Tiranë përgjatë 72 orëve të fundit. Gjobat vijnë pas konstatimeve për shkelje rrugore që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.

Po ashtu janë vënë në pranga 4 shtetas për drejtim automjeti në gjendje të dehur, 3 të tjerë për drejtim automjeti pa leje, një person për drejtim të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike dhe 2 shtetas të cilët rezultonin në kërkim për shkelje rrugore.

“Si rezultat i përdorimit të flotës me pajisje inteligjente u ndëshkuan administrativisht, 5300 drejtues mjetesh, kryesisht për: parakalime të gabuara, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvënie të rripit të sigurimit ose mosvënie të kaskës mbrojtëse. Gjithashtu, janë tërhequr me mjet ngritës, 10 automjete që kishin zënë në kundërshtim me ligjin, hapësira publike”, sqaron policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos